Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
30 milion euro tendera, Basha akuza Ramës: Imagjinoni sa ka vjedhur ky hajdut psiqik 15 vite në pushtet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama, se i ka dhënë kompanisë Dunwell Habberman 30 milion euro brenda një muaji.
Basha paralajmëron kreun e ekzekutivit se asgjë nuk do ta shpëtojë atë dhe klientët e tij nga drejtësia, për shkatërrimin që i kanë bërë Shqipërisë
“30 milionë euro tendera brenda një muaji i ka dhënë Edi Rama kompanisë Dunwell Habberman, bashkëpronar i së cilës është vetë ai me ose pa letra, për t’i grabitur dhe pastruar në SHBA”, theksoi Basha duke shtuar se Rama është një hajdut psiqik.
“Imagjinoni sa qindra miliona euro ka vjedhur ky hajdut psiqik në 5 vjet si kryeministër dhe 11 vjet si kryetar bashkie. Por as paratë dhe asgjë nuk do ta shpëtojnë dot as Ramën dhe as klientët e tij nga drejtësia, për shkatërrimin që i kanë bërë Shqipërisë”, përfundoi Basha në ‘Twitter”.
Përveç tenderit të ndërtimit të ‘Unazës së Re’, kompania në fjalë ka përfituar edhe 11 milionë euro nga OST.