Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
52 shtetas grekë shpallen ‘non grata’ në Shqipëri. Sandër Lleshi: Urtësinë mos e merrni për dobësi; do përballeni me pasoja
Zv/ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka dalë në një konferencë për mediat ku ka njoftuar se 52 shtetas të Greqisë janë shpallur ‘non grata’ në Shqipëri pas ngjarjeve të ndodhura dje në Bularat të Gjirokastrës.
Lleshi theksoi se këta persona nuk do të lejohen të hyjnë më në territorin e Republikës së Shqipërisë, pasi kanë sfiduar shtetin dhe ligjet e tij. Ai kërkoi nga ekstremistët që urtësinë e treguar nga shqiptarët, për të respektuar ceremoninë mortore, të mos e marrin për dobësi pasi do të përballen me pasojat.
“Kemi vendosur shpalljen ‘non grata’ të 52 shtetasve grekë për veprimtari në dëm të Republikës së Shqipërisë. Këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga institucionet e sigurisë, nuk do të lejohen në hyjnë më në Shqiëpri. Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë ligjin dhe traditat e këtij vendi pa u përballur me pasojat”, theksoi zv/ministri Lleshi.
Ditën e djeshme, në ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas në Bularat, u lëshuan thirrje antishqiptare nga disa ekstremistë të ardhur nga Greqia.