Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
96 orë pa u shfaqur në media; Veliaj rezervon hapësirën televizive për studentët
Që kur kryeqyteti është përfshirë nga protesta e studentëve, kryebashkiaku i Tiranës nuk është parë më në televizione dhe në inagurime publike.
I njohur për propagandën e shfrenuar, aq sa ka fabrikuar kronika televizive edhe kur ndodhej jashtë shteti, inagurimi i fundit i bërë nga kryebashkiaku ishte Ura e Re mbi lumin e Lanës më datë 9 Dhjetor, përkrahë ministrit për Diasporën, Pandeli Majko.
Nuk dihet se cilat janë arsyet, që ai vazhdon të hesht, ndërsa i vetmi zyrtarë i deleguar nga Bashkia deri tani është nën/kryetari Arbi Mazniku, i cili i ftuar në emisionin ‘Real Story’ theksoi se shumica e kërkesave janë të realizueshme.
“Kërkesat e studentëve? Disa prej tyre janë thelbësore, kanë nevojë të analizohen se kush dhe si duhen realizuar. Shumë nga cështjet nuk janë financiare, por kanë të bëjnë me dijen, universitetet duhet të marrin më shumë pergjegjësi. Kjo ka qenë në thelb autonomia”, u shpreh Mazniku.
Edhe në rrjetet sociale, Veliaj nuk shihet më aktiv, teksa postimi i fundit në ‘Facebook’ është më 11 Dhjetor, ndërsa në ‘Twitter’ është më 29 Tetor.