Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
A do nisë Fatmir Xhafaj hakmarrjen pas burgosjes së Agronit? Përgjigjet ministri: Nga familja kam një porosi...
Që prej mëngjesit të sotëm, disa analistë dhe gazetarë kanë paralajmëruar hakmarrje të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndaj kundërshtarëve politikë, pas dorëzimit të vëllait të tij në drejtësinë italiane.
Por vetë ministri Xhafaj ka kërkuar të shuajë këto zëra që flasin për hakmarrje dhe këtë e bëri në konferencën e dhënë këtë pasdite për gazetarët. Xhafaj theksoi se nuk ka ndërmend të merret me familjarët e atyre që e kanë sulmuar këto ditë, ndonëse ka shumë për thënë dhe për të bërë në këtë aspekt.
Ai citoi edhe një shprehje që e ka mësuar në familje: Mos i bëj tjetrit atë që nuk do të donin të bënin ty.
“Dëshiroj t’ju them miqve të mi që më kanë shkruar këto ditë me shumë dashamirësi. Miq të mi, mos prisni të merrem me bashkëshortet, djalin, vajzën, motrat, vëllezërit, baxhanakun dhe kunatin e disa prej këtyre të pacipëve që më kanë sulmuar këto ditë, paçka se ka shumë për të thënë dhe bërë ndaj tyre në këtë aspekt. Do ju zhgënjej për këtë gjë, nuk mund ta bëj. Nuk e kam bërë në asnjë ditë që jam në politikë dhe as kam ndërmend ta bëj. Nga familja ime kam një porosi edhe pse nuk janë ata të parët që e kanë thënë, por janë të parët që në fëmijëri mua ma kanë thënë: Mos i bëj tjetrit atë që nuk do të donin të bënin ty. E di shumë mirë që kjo ka vlerë për njerëzit normal të kësaj bote, për njerëzit që kanë cipë dhe përgjegjshmëri kur flasin”, deklaroi ministri i Brendshëm.
Agron Xhafaj, vëllai i ministrit, raportohet të jetë nisur drejt Italisë, por ende nuk ka informacione nëse është arrestuar nga policia italiane për të vuajtur dënimin e tij me 7 vite e 2 muaj burg si pjesëmarrës në trafikun e drogës.