Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Duke nisur nga dita e djeshme besimtarët myslimanë kanë nisur muajin e Ramazanit dhe sipas rregullave fetare, çdo person që ka kaluar pubertetin dhe e ndjen veten të shëndetshëm mund t’i përkushtohet këtij muaji.
Ndërkohë mjekët gjermanë ju kanë bërë thirrje prindërve myslimanë, që të mos i lejojnë fëmijët e tyre të agjërojnë përgjatë muajit të Ramazanit, pasi në të kundërt rrezikojnë të kenë probleme shëndetësore.
Një nga arsye është se besimtarët agjërojnë rreth 18 orë në ditë, dhe kjo periudhë kohore për një fëmijë është e tepër e gjatë.
Në disa intervista të realizuara nga shoqata profesioniste e pediatërve me mësues, këta të fundit kanë kërkuar që fëmijët të mos agjërojnë pasi gjatë orëve të mësimit humbin vëmendjen. Madje në disa raste mund të ndodh të kenë dhe përkeqësime me shëndetin si dhimbje koke dhe humbje të vetëdijes.
Pas këtyre të dhënave ka folur dhe Ministria gjermane e kulturës dhe rinisë, Susanne Eisenmann, e cila deklaroi se për sa kohë që nuk ka një ligj apo rregull kombëtar që ti pengojë fëmijët nga agjërimi, ata janë të lirë ta mbajnë.
Por ajo thekson se është në ndërgjegjen e prindërve nëse ata duan apo jo që fëmijët e tyre të agjërojnë.