Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
A është ndarë nga djali i Jozefina Topallit? Reagon Eva Murati: Kam vendosur t’i jap fund gjithë kësaj gjëje
Prej kohësh, mediat online kanë aluduar se lidhja mes moderatores së njohur Eva Murati dhe djalit të Jozefina Topallit, Genar Topalli ka marrë fund.
Megjithatë, vetë moderatorja ka reaguar lidhur me këtë debat dhe ka sqaruar një herë e mirë të vërtetën.
E ftuar në emisionin e mëngjesit në Report Tv, Eva nuk preferoi as ta mohojë dhe as ta pohojë, por vuri theksin te fakti se nuk ka dëshirë më të flasë për jetën e saj private.
“Me gjithë respektin për karrigen e prezantuesit nuk dua të përgjigjem. Nuk e kam patur problem më parë për këtë temë, për lidhjen time. Ajo u bë publike që kur isha 16 vjeç. Ajo që më ka bezdisur më shumë është se veç arritjeve të mia, kjo veçohet më tepër nga tjerat. Media ka abuzuar me emrin tim, kam vendosur t’i jap fund gjithë kësaj gjëje. Më mirë po vijoj ta lë me pikëpyetje meqë njerëzve ju pëlqen kaq shumë të flasin për jetën time personale”, u shpreh Eva Murati.