Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Aktorët si minj teatri”, Gentian Zenelaj i përvishet Erion Isait: Je drejtor i ri, politika të detyron të gëlltisësh ato që s'duhet
Dukur kolegë në teatër, ndërsa sot replika në distancë për një nga çështjet më të nxehta të aktualitetit. Shembja ose jo e Teatrit Kombëtar, debat që ka ndarë edhe vetë artistët në dy kampe.
Ka qenë një shkrim i drejtorit të ri të Kukullave, Erion Isai, i cili veç qëndrimit të tij pro shembjes së godinës së teatrit, i cilëson kolegët si minj teatri, ndërsa e cilëson aktorin e madh Robert Ndrenika partiak.
“Kur isha student, në vitin e dytë të akademisë, dhe punoja antikitet grek, rrija me ditë në garderobën e Teatrit Kombëtar, ku bashkë me Koraldën, garderobieren e teatrit, do të nxirrnim veshjet e shfaqjes “Ezopi”. Ajo çfarë më bënte përshtypje në gardërobe ishte “civilizimi i minjve”... sesi miu të shihte në dritë të syrit, dhe as e pushtonte ndonjë ndjenjë frike, e madje të kërcënohej gjithë bezdi, se po i hyje në habitatin e tij natyror.
Për ta rithënë që në fillim, unë jam për një tetatër të ri, dinjitoz, përfaqësues, komod për aktorët dhe publikun, një teatër “ndjellës” për të gjitha ata që e dëshirojnë teatrin, ta bëjnë apo ta shohin atë”, shkruan ndër të tjera Isai.
Shkrimi ka shkaktuar irritimin e aktorit Gentian Zenelaj, i cili përmes një statusi në facebook i jep Erionit disa këshilla.
Statusi i Gentian Zenelajt:
Për Erion Isain dhe të tjerë:
Po pija kafen e paraprovave Erion dhe lexova ato rreshta qe ke shkruar për situatën e teatrit..Me ra në sy krahasimi që i bën kolegëve të tu me minjtë e teatrit..pastaj i quajte mitingarë ..partiakë....zhurmanjosë etj etj...në fillim u revoltova pastaj piva edhe nje kafe tjeter dhe vendosa të shkruaj dy rreshta une për ty..Erion je drejtor i ri..je pak a shumë si një nuse e re ...Po kështu i themi ne nga anët tona..Nusja e re...dhe si nuse e re ke shumë vështirësi përpara..ke beteja të përhershme me kunatat e tjera ...ato që janë drejtorë ose ato që nepermjet partisë duan të bëhen drejtorë si ty..por ke detyrēn e vështirë ti fitosh edhe zemrën vjehrrës së bashkisë dhe sidomos vjehrrit të kryeministrisë...E di Erion nuk e ke aspak të lehtë....e ka politika ketë gjë....të detyron te gëlltisësh gjera qe nuk duhet...dhe problemi eshte qe nuk i vjell dot me...do i kesh ne bark tere jetën...I quajte koleget e tu partiake Erion...por harron qe aty ka shume kolege..ka kolege qe flasin ne skene por ka kolege edhe poshte qe degjojne...Po quan partiak Robert Ndrenikën???aman ma thuaj emrin e partise te Robertit qe ta votoj gjithe jeten...po quan partiak Mirush Kabashin ???Roza Anagnostin? Si quhet partia e tyre Erion ???se do ti ndjek gjithe jeten...Sepse i kam politikanët e mi të preferuar...kanë qënë edhe të tutë Erion..por në mes të rrugës zgjodhe teater tjeter..Erion prano nje keshille nga një njeri qe te njeh qe ne krye te heres..mos u bej marionete Erion. Sepse meqe sapo je bere drejtor i Teatrit Kombetar te Kukullave duhet ta kesh kuptuar tashme si funksionon marioneta..ka me fije nga siper por ka edhe nga ato qe u futet dora poshte.kam vedosur mos ta marr per fyerje asnje nga epitetet e tua Erion .Seriozisht....por shume seriozisht po ta them ...Mendo per keto qe te thashe...Seriozisht.