Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Analisti komenton deklaratat e Ramës në Berlin: Perversion i pastër
Analisti Fitim Zekthi ka bërë një koment sa i takon qëndrimeve të mbajtura nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Berlin. Zekthi shkruan se në vend që të kërkojë çeljen e negociatave për shkak se e ka “Shqipërinë një ‘vend me të drejtë, me ekonomi më të fortë, ku sundon ligji, ku nuk ka qeveritare të lidhur me krimin, ku arsimi, shëndetësia, shërbimet ne tërësi janë të mira, ku borxhi publik është ulur etj’ kryeministri kërkon çeljen e negociatave duke thënë Rusia mund të rrisë ndikimin dhe se myslimanët mund të radikalizohen”.
Në shkrimin e publikuar në rrjetin social Facebook, Zekthi thotë se ky është perversion i pastër.
Shkrimi i Fitim Zekthit
Ne vend qe te kerkoje celjen e negociatave per shkak se e ka Shqiperine nje "vend me te drejte, me ekonomi me te forte, ku sundon ligji, ku nuk ka qeveritare te lidhur me krimin, ku arsimi, shendetesia, sherbimet ne teresi jane te mira, ku borxhi publik eshte ulur etj" kryeministri kerkon celjen e negociatave duke thene Rusia mund te rrise ndikimin dhe se myslimanet mund te radikalizohen. Ky eshte perversion i paster. E para ai duhet te pergjigjet per qeverisjen dhe me te kerkoje celjen e negociatave. E dyta kryeministri nuk mund ti shohe myslimanet, 70 perqind te popullit, si objekte te radikalizueshme, si objekt qe bartin potencialin e radikalizmit. Ai ka pergjegjesinevti shohe myslimanet sic jane dhe sic jane pare nga Nikolle Kacorri, Gjergj Fishta, Anton Harapi, Fan Noli, Visarion Xhuvani etj si vellezer shqiptare qe bartin vlerat me te mira te paqes dhe potencialin e luftes ndaj antishqiptareve( ne kete rast ruseve). Rama duhet ti shohe myslimanet sic i ka pare Ismail Vlora, Ahmet Zogu, Koco Kota, Pandeli Evangjeli, Iliaz Vrioni, Stavri Vinjau, Fatis Nano, Aleksander Meksi, Pandeli Majko, Sali Berisha etj si njerez qe duke shumice jane zemra e harmonise fetare, e paqes sociale dhe qe ka kane potencialin ta bejne Shqiperine nje vend ku ata dhe te krishteret jo vetem te jetojne sic jane ( si vellezer ) por te merren shembull i perbuzjes se cdo radikalizmi. Per Ramen nuk ekziston asgje te cilen ai nuk e perdor per epshet, qellimet apo deshirat e veta. Ai nuk ka te shenjta, per te jo vetem myslimanet mund te shihen si objekt perdorimi por tere Shqiperia dhe shqiptaret. Kurre ky vend nuk ka patur qeveritar qe fliste keshtu. Edhe Koci Xoxe apo Fecor Shehu kushin me kujdes me keto gjera.