Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Publikohet data kur do të performojë Shqipëria në Euovision
Ardit Gjebrea fjalë prekëse për të ëmën e ndjerë: Dhimbjen nuk e kam kaluar ende
Dy muaj pasi humbi nënën e tij, moderatori i njohur Ardit Gjebrea e ka kujtuar sërish në spektaklin e së dielës, konkretisht në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.
Me fjalë prekëse, Gjebrea tha se ende nuk e ka kaluar dhimbjen për humbjen e të ëmës.
“Është e vështirë të mësohesh dhe nuk ka kaluar dhimbja dhe nuk do të kalojë asnjëherë. Por, bashkëshortja dhe dy fëmijët e mi si dhe familja që kam këtu në Klan është një motiv shumë i madh për muja. Nëna dhe babai im, aty ku janë të jetojnë në paqe. Unë i kam gjithmonë në zemër, por do jetoj për këtë familje, për atë të voglën, me motrën dhe nipërit e mi”- u shpreh Gjebrea, ndërsa bisedonte me njërën nga vajzat që kishte marrë pjesë në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, për mamanë e saj.