Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Arratisja e Gruevskit, Meta: Pranoi fajësinë; edhe mua më kanë ofruar strehim politik
Presidenti Ilir Meta është pyetur në lidhje me zhvillimet në Maqedoni ku ish-kryeministri Nikolla Gruevski është shpallur në kërkim dhe ndaj tij ka tashmë një urdhër arresti.
Meta tha se largimi i Gruevskit është një shenjë e pranimit të fajit.
“Çdo politikan aq më tepër politikan me përgjegjësi të mëdha siç është rasti në fjalë nuk duhet t'i shmanget as drejtësisë dhe as luftës politike. Nuk mund të gjykoj për çështjen në fjalë, se kemi të bëjmë me një vend tjetër dhe duke pasur këtë pozicion nuk kam përse të hap një debat për këtë çështje.
Por ne kemi raste dhe në Shqipëri, kur ka pasur burgosje që janë konsideruar politike, janë përballuar. Largimi i tij është edhe një marrje e fajësisë së tij, pavarësisht nga pretendimet që ai mund të paraqesë”, u shpreh Meta në Forumin e Medias të Europës Juglindore.
Kreu i shtetit ka treguar gjithashtu se në vitin 1992 edhe atij është ofruar strehim politik por nuk ka pranuar të largohet nga vendi.
“Kam edhe një rastin tim në vitin 1992 në zonën time elektorale u morën peng dy oficerë policie nga protestuesit. Unë isha në opozitë dhe nuk isha këtu dhe vajta i shpëtova nga ajo pengmarrje padashje e njerëzve të painformuar. Për këtë çështje prokuroria më hoqi imunitetin dhe donin të më fusnin në burg. Mua më ofruan strehim politik në Greqi se kishim parti aleate në atë kohë dhe në Itali. Edhe pse isha fare i ri nuk e pranova një gjë të tillë. Kështu që politikanët në Ballkan duhet të jenë gati për të gjitha sfidat dhe të qëndrojnë si burrat”, tha Meta.