Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Rreth orës 15:00 të ditës së sotme është arrestuar deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli.
Gazeta Express, duke ju referuar burimeve thotë se policia e Kosovës bën me dije se arrestimi i Pacollit ka ndodhur pasi ky i fundit nuk i ka marrë parasysh urdhrat e një efektivi policie, teksa kishte dashur të futej në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë në Prishtinë.
Të njëjtat burime saktësojnë se Pacolli e ka qëlluar policin në fjalë. Pacolli është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje për të sqaruar më tej situatën.