Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Arrestohet ish drejtori i Burgjeve, reagon ministrja e Drejtësisë
Policia e Shtetit ka arrestuar ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko, pasi dyshohet se është përfshirë në korrupsion pasiv gjatë kohës që ushtronte detyrën e drejtorit të Burgjeve.
Pas arrestimit të tij, ka ardhur edhe reagimi i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila shprehet se mbështet prokurorinë në zbardhjen e çështjes, pasi kush shkel ligjin ka punë më drejtësinë.
“E përshëndes dhe e mbështes prokurorinë në zbardhjen deri në fund të veprimeve të ish-drejtorit dhe shpreh edhe njëherë vullnetin e hekurt të qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin pa bërë dallime të asnjë natyre.
Vija e sjelljes së kësaj qeverie ndaj korrupsionit është e qartë: çdokush që shkel ligjin ka punë me drejtësinë. Pa dallim ngjyre, përkatësie politike apo ideje të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe do të përgjigjen po njësoj përpara tij”, shprehet Gjonaj.