Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Arrestohet për korrupsion ish-kryeministri i Pakistanit dhe vajza e tij
Ish-kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, i dënuar në mungesë javën e kaluar me 10 vite burg për korrupsion, u arrestua sapo mbërriti në Pakistan.
“Sharif dhe vajza e tij, Maryam, mbërritën në Lahore me një avion që vinte nga Abu Dhabi, u ndaluan nga autoritetet kundër korrupsionit dhe u dërguan në kryeqytetin Islamabad”, sipas një komunikate të bashkisë së Islamabadit.
Ata u larguan me një avion special në drejtim të kryeqytetit Islamabad dhe do të burgosen në një burg të sigurisë së lartë në qytetin Rawalpindi, njoftoi një tjetër zyrtar.