Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Arta Marku: Nuk kam tagër të jap përgjigje. Deputeti demokrat: Je kryeprokurore PPP
Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve kryeprokurorja Arta Marku është përballur me deputetët e opozitës. Marku lexoi raportin për analizën vjetore të Prokurorisë, por refuzoi t’u japë përgjigje pyetjeve nga opozita.
Marku shmangu përgjigjen e pyetjes drejtuar nga deputetët demokrat në lidhje me largimin e prokurorëve që po hetonin çështje për ministra dhe deputetë socialist, du7ke u shprehur se "nuk ia lejon ligji".
Deputeti demokrat Paloka e pyeti kryeprokuroren për ekspertizën që lajmëroi Edi Rama pë audio-përgjimin.
“A e keni marrë Ramën për ta pyetur për ekspertizën e deklaruar prej tij?”, pyteti Paloka; ndërsa Marku u përgjigj "Nuk kam tagër të di për çështjen".
Më tej mori fjalën Flamur Noka, i cili e konsideroi kryeprokurore private politike PPP Arta Markun, që duhet të japë llogari për të gjitha çështjet.
Pjesë nga fjala e Nokës në Komisionin e Ligjeve:
A e dëgjuat zonjën që të thotë se është arrestuar apo është para drejtësisë një bandë e trafikut të drogës, një bandë apo strukturë e organizuar që angazhohet në mbjelljen e drogës? A ka qënë e vërtetë që Prokuroria e Krimeve të Rënda deri kur erdhi zonja në atë drejtim të gjitha aksionet për kapjen e tonelatave të drogës I organizonte ajo dhe sot që kur ka shkelur zonja në atë karrige a keni dëgjuar që Prokuroria e krimeve të rënda të angazhohet në arrestime apo në kapjen e një sasie droge në Shqipëri? Jo. Sepse të gjitha i kap vetëm Antimafia italiane dhe asnjë nuk kapet këtu. Pse u zhbë Prokuroria e Përgjithëshme, kjo është çeshtja. Pse u zhbë Prokuroria e krimeve të rënda e cila ka pasur flamurin e luftës ndaj drogës dhe bandave të drogës në mandatin përpara se të vinte zonja? Kjo është çeshtja! Këto janë çeshtje për të cilat janë të shqetësuar edhe shqiptarët, sigurisht që jemi të shqetësuar edhe ne. Këto janë çeshtjet për të cilat zonja duhet të na raportoje dhe të përgjigjet këtu, jo për hartime. Për hartime zotëri merreni tek partia ku e keni prokurore private, të ju lexojë hartime sëbashku me stafin e saj dhe vazhdoni. Këtu raportohet për çeshtje të cilat I ka detyrë ligjore, për çeshtje të cilat janë sensibilitet I opinionit public dhe sigurisht edhe I opozitës. Duhet të raportojë pse sa u ul në karrige ajo mbylli çeshtjen e Saimir Tahirit? Pse nuk u apelua që ka qënë rregulli normal në prokurori, të apeloheshin të gjitha vendimet e shkallave të ulta. Pse nuk u apelua vendimi I Xibrakës? Apo sepse sipas dyshimeve ton aka familjarë të kryeministrit të përfshirë. Pse nuk ka asnjë të dhënë për hetimin e 613 kg kokainë të kapur në Durrës dhe pse dështoi ai aksion. Këto janë çeshtjet për të cilat duhet të flaës zonja këtu dhe jo të na tregojë prralla.