Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
"Astiri si Transballkanikja”, Meçorapaj paralajmëron banorët: Rezistoni për shtëpitë tuaja!
Deputetja demokrate e Vlorës Nada Meçorapaj ka paralajmëruar banorët e rrezikuar të “Astirit” që të rezistojnë për banesat e tyre, pasi premtimet e qeveritarëve e kryebashkiakut Erion Veliaj janë llafe boshe.
Meçorapaj merr si shembull rastin e banorëve të Vlorës, disa prej të cilëve nuk janë trajtuar akoma financiarisht pas shembjes së shtëpive të tyre për ndërtimin e Transballkanikes.
Reagimi i Nada Meçorapajt në Facebook:
ASTIRI DHE TRANSBALLKANIKJA
Disa banore te Vlores te cileve u jane prishur shtepite nga nderhyrja per Transballkaniken, me konfirmuan dje se ende nuk jane trajtuar financiarisht apo me strehim sipas premtimit. Premtimi ishte do te jene prioritet per te perfituar nga banesat sociale, por kryetari i bashkise u ka thene se nuk ka fonde per te ndertua banesat sociale.
Paralajmerim per banoret e Astirit: Rezistoni per shtepite tuaja! Premtimet qe po merrni nga ministrat dhe kryebashkiaku i Tiranes jane llafe boshe dhe tallje.
Pyesni vlonjatet e Transballkanikes!