Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Axhenda/ “Dhjetori i dytë vazhdon”, sot studentët në protestën kulmimante në Tiranë
Sot në ditën e shtatë, studentët do të zhvillojnë protestën kulminante para Ministrisë së Arsimit.
Pjesëmarrja e të rinjve pritet të jetë edhe më masive se ditët e tjera, ndërsa studentëve pritet t’u bashkohen edhe gjimnazistët.
Sipas axhendës së publikuar një ditë më parë, pritet që studentët të grumbullohen në orën 08.30 në fakultetet përkatëse dhe më pas do të marshojnë me pankarta në duar drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku në orën 10.00 do të nisë edhe protesta e madhe.
“Jo negociata, vetëm plotësim të kushteve”, “Dhjetori i dytë vazhdon”, theksohet në njoftimin e përhapur dje online si thirrje për të gjithë të rinjtë.
Ata kërkojnë plotësimin e 8 kritereve që kanë të bëjnë kryesisht me uljen e tarifave dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.