Flash News
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Babai i divorcuar nga Berati mban të lidhur prej 3 ditësh djalin adoleshent
Miri Duro, mësohet se ka pasur kujdestarinë e djalit pas divorcit vite më parë nga bashkëshortja e tij, e cila është larguar nga banesa. Burri mësohet se tre ditët e fundit kërcënonte me jetë djalin e tij, duke e mbajtur te izoluar brenda dhe për këtë është njoftuar policia.
Pas denoncimit nga fqinjët e shqetësuar, uniformat blu dhe forca të zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri dhe kanë arritur të nxjerrin djalin.
Bëhet e ditur se fëmija ka qenë i frikësuar dhe ndaj tij ishte ushtruar dhune psikologjike, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plote te rrethanave të kësaj ngjarje.
Babai është ndaluar nga blutë e Beratit, e po merret në pyetje rreth kësaj ngjarje, njofton Top Channel.