Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Balla kërkon të largojë vëmendjen nga çështja ‘Xhafaj’: Partia Demokratikë po më përgjon me një grup policësh
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, në Ora News, ku po diskutohet në lidhje më audio-përgjimin e Agron Xhafajt, ka pohuar se ka informacione se synohet të vihet nën monitorim nga Partia Demokratike.
“Jo vetëm Fatmir Xhafajt, por edhe unë, apo edhe kolegë të tjerë në drejtim të Partisë Socialiste, jemi nën sitën apo monitorimin e personave të paguar nga Partia Demokratike për të shpikur histori. Jo më larg se para disa ditësh nga një koleg i PD jam informuar për një mbledhje në një grup të ngushtë për t’u vënë në monitorimin e një grupi të caktuar që përbëhet nga disa ish-policë. E deklaroj me përgjegjësi. Këta synojnë të bëjnë survejime, përgjime të paligjshme. PD është e përfshirë në një veprim të paligjshëm shantazhimi ndaj ministrit të Brendshëm”, pohoi Balla.
Konsiderohet si zëvendësuesi i Fatmir Xhafajt; ky është qëndrimi i Taulant Ballës