Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Basha në Gjermani, kryetari i Forumit Rinor CDU-së jep një mesazh ‘live’ për rininë shqiptare
Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet në Gjermani ku ka bërë thirrje sërish përfaqësuesve të Bundestagut, në ditën e dytë të vizitës së tij në Berlin për mbështetjen e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Basha në një lidhje ‘live’ me anëtarin e Komisionit për Çështjet Europiane dhe Çështjet e Jashtme falenderoi kryetarin e Forumit, i cili, sipas tij, është një nga mbështetësit më të fuqishëm të Shqipërisë dhe të rinisë shqiptare.
“Jemi këtu me Paul Ziemak, që është anëtar i Komisionit për Çështjet Europiane dhe Çështjet e Jashtme, por është po kështu kryetari i Forumit Rinor CDU-së, i cili është një nga mbështetësit më të fuqishëm të Shqipërisë dhe të rinisë shqiptare. E falënderoj për ndihmën që na dha sot në këtë mbledhje të vështirë të Komisionit, për të bindur anëtarët e Komisionit, anëtarët e CDU-së dhe CSU-së për një votë pozitive për negociatat, si një kontribut për të shtuar presionin ndaj qeverisë në raport me demokracinë, shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi, reformën zgjedhore. Pra, për të ndihmuar përmes presionit të shtuar në arritjen e objektivave europiane që ka opozita, Partia Demokratike, rinia e Partisë Demokratike dhe rinia shqiptare”, shpreh Basha.
Ndërsa kryetari i Forumit Rinor CDU-së, Paul Ziemak, teksa falënderoi Bashën për vizitën në parlamentin gjerman, dha një mesazh për rininë shqiptare. “Urimet më të mira nga unë, Forumi Rinor dhe partia tonë për të rinjtë në Shqipëri. Ne besojmë tek ju. Punojmë shumë mirë bashkë, ndaj dhe urimet më të mira nga Berlini për Shqipërinë!”