Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Basha paralajmëron ‘surprizën’ e madhe për Ramën dhe Xhafajn: Do u vijë andej nga ku nuk e presin
Kryeopozitari Lulzim Basha ka paralajmëruar në emisionin ‘Opinion’ se kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i pret një surprizë e madhe në ditët në vijim.
Basha u shpreh i bindur se përgjigjja që do të publikohet nga Prokuroria për audio-përgjimin e Agron Xhafajt është përcaktuar tashmë nga kryeministri Rama. Por kreu i PD-së tha se pasi të bëhet publik verifikimi i audio-përgjimit, Qeverisë do i vijë një surprizë e madhe andej nga ku nuk e pret.
“I pret një surprizë e madhe. Pasi ta shpallin të pavlefshëm audio-përgjimin, pasi të nxjerrin aktorë të paguar që do thënë se është i pavlefshëm... Audio-përgjimi është përcaktuar, e ka përcaktuar Edi Rama, ka thënë është i paligjshëm. Nuk ka pasur mundësi Prokuroria të vendosë. Ky skenar do i zhysë më thellë në gropë, sepse pas kësaj i pret një surpzië e madhe. I vjen andej nga ku nuk e pret”, theksoi Basha.
Basha mohoi një skenar të ngjashëm me atë të Zoran Zaev në Maqedoni, por pranoi se ka bashkëpunim të fortë dhe të qëndrueshëm me ata partnerë që kanë objektiv një Shqipëri të çliruar nga krimi dhe droga.