Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Biznesmeni krahason lojtarët e Senegalit me shitësit e plazhit, por pendohet shpejt
Ish-pronari i Tottenham Hotspur, Lord Alan Sugar, ka kërkuar falje për postimin e bërë në rrjetet sociale ku e krahasonte ekipin e Senegalit me shitësit e mallrave në plazhin e Marbella. Të mërkurën, llogaria e biznesmenit të "Twitter-it" ka ngarkuar një fotografi të lojtarëve të Senegalit, të kombinuara me një imazh me syze dielli dhe çanta të vendosura në këmbët e tyre.
Pranë fotos shkruan: "Unë njoh disa prej këtyre djemve nga plazhi në Marbella", tha fillimisht Sugar.
Kjo foto nxiti qindra kritika, duke akuzuar 71-vjeçarin për racizëm. Miliarderi britanik, kërkoi falje në emisionin e BBC-së "The Apprentice"
"Unë kam gabuar tek ajo foto. Ajo nuk ishte në asnjë mënyrë për të shkaktuar shkelje, por ishte në një formë shakaje", deklaroi Sugar. Senegali mundi Poloninë 2-1 në ndeshjen e Kupës së Botës.