Flash News
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Botërori ‘Rusi 2018’, mbi 20 krerë shtetesh do të ndjekin ceremoninë hapëse
Ceremonia e hapjes së Kupës së Botë do të mbahet ditën e nesërme në stadiumin e rinovuar të Luzhnikit , vetëm 30 minuta para se vendasit të ndeshen me Arabinë Saudite për të shënuar fillimin e kompeticionit më të madh futbollistik.
Shefi i Komitetit Organizativ Lokal (LOC) Alexey Sorokin ka deklaruar se udhëheqësit e më shumë se 20 vendeve do të marrin pjesë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës në Moskë.
"Unë mund të konfirmoj se më shumë se 20 krerë shtetesh do të ndjekin ceremoninë hapëse të Kupës së Botës. Është absolutisht normale që ndeshja e hapjes së Kupës Botërore, si dhe finalja, tërheq interes të madh nga udhëheqësit botërorë. Është e mrekullueshme që ngjarja do të ndiqet nga zyrtarë të lartë që do të kënaqen me futbollin dhe fitoren e ekipit rus, shpresoj”, u shpreh Sorokin.
Pjesë e ceremonisë hapëse do të jenë edhe ylli i popit, Robbie Williams dhe ikona e futbollit brazilian Ronaldo, së bashku me sopranin rus të njohur botërisht, Aida Garifullina.