Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
‘Bularati’/ Fleckenstein: Nacionalistët grekë të mos e përdorin ngjarjen; autoritetet shqiptare të jenë të hapura për hetimet
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein ka komentuar ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi në Bularat të Gjirokastrës. Gjatë konferencës së zhvilluar në Tiranë, Fleckenstein deklaroi se ka marrë një letër të gjatë nga eurodeputetët grekë dhe qipriotë për këtë çështje. Ai kërkoi nga ekstremistët grekë që të mos e përdorin këtë ngjarje të trishto.
“Në fakt mora edhe një letër të gjatë nga disa kolegë grekë nga PE. Grekë ose qipriotë. Gjithçka që kam lexuar për këtë çështje është se nuk më jep një panoramë të gjerë. Pyetja është nëse a ishte e nevojshme për t’u qëlluar? Ai kishte kallashnikov dhe e di që ka bërë diçka. Nëse ishte e nevojshme për ta qëlluar apo jo, këtë nuk mund ta them. Por mendoj se nuk ka nevojë që të kemi nacionalistë grekë për të përdorur këtë situatë të trishtë”, tha Fleckenstein.
Raportuesi i PE kërkoi gjithashtu nga autoritetet shqiptare që të jenë të hapura ndaj homologëve grekë për hetimin e kësaj çështjeje.
“Nëse do të kisha unë përgjegjësi politike për këtë gjë, nuk do të shihja të nevojshme të mos lejoheshin autoritetet greke për të parë çfarë ndodhi. Nga njëra anë nuk duhet të lejojmë nacionalistët për të përdorur këtë ngjarje të trishtë, por as edhe të mos lejojmë që të dyja palët të jenë të hapura për këtë çështje”, theksoi Fleckenstein.