Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ceremonia hapëse e Botërorit, Rusia prezanton trashëgiminë e saj kulturore
Ceremonia hapëse e Botërorit do të zhvillohet në “Luzhniki” të Moskës, 30 minuta përpara ndeshjes së parë të Kupës së Botës, Rusi-Arabi Saudite në orën 17:00.
Këngëtari britanik, Robi Uilliams, do të këndojë së bashku me sopranon me famë botërore, Aida Garifullina, ndërsa Plaçido Domino do të performojë gjithashtu përkrah tenorit peruan Huan Diego Florez dhe tenorëve vendëse Denis Matsuev, Ana Netrebko, Jusif Eivazov dhe Ana Netrebko.
Në skenë do të ngjiten edhe 500 kërcimtarë, gjimnastë dhe xhonglerë, që do të shpalosin kulturën dhe trashëgiminë e jashtëzakonshme ruse. FIFA ka lajmëruar se ceremonia e këtij Botërori do të ketë një format të ndryshëm nga edicionet e shkuara, ku fokusi i fortë do të vendoset te muzikaliteti.
Përveç ceremonisë së hapjes, do të ketë edhe një koncert në Sheshin e Kuq të Moskës që do kenë mundësi ta shijojnë turistët dhe banorët lokalë.