Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Çështja “Xhisiela”, Meta: Kur mbërriti në tavolinën time letra e nënkomisarit Nuhu
Presidenti Ilir Meta i pyetur në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, u pyet dhe për çështjen e Xhisiela Malokut. Meta u shpreh se letra e Emiljano Nuhur ka mbërritur në zyrën e tij në mes të shtatorit, dy ditë para se ai të nisej për në SHBA.
“Letra e Nuhut ka mbërritur në tavolinën time vetëm një ose dy ditë përpara se unë të nisesha për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra nga mesi i shtatorit. Janë kërkuar të gjitha sqarimet dhe ky është një proces që vazhdon lidhur me çështjen në fjalë. Por mendoj që çështja është delikate dhe e mprehtë sepse në rast se nuk sqarohet në mënyrë të besueshme dhe transparente, do të krijojë një dyshim të madh për të ardhmen e mënyrës së funksionimit të shtetit ligjor, të Policisë së Shtetit, të Prokurorisë dhe të raporteve të Ekzekutivit me to”, u shpreh Meta.
Më tej ai shtoi se sqarimi i kësaj ngjarje në mënyrë të plotë dhe të besueshme do të kontribuojë në rritjen e besimit ne këto institucione.
Ndonëse presidenti Meta u shpreh se nuk mund të japë një vlerësim konkret për rastin, ai tha se: “në rast se qytetarja ka qenë e detyruar, sipas opinionit publik, të bëjë disa denoncime në institucione të ndryshme të policisë, atëherë është e rëndësishme që të bëhet një analizë përse ka ndodhur kjo gjë. Mjafton një qytetar të bëjë denoncimin në stacionin më të afërt të policisë dhe ai duhet të trajtohet me përgjegjësi, apo në rast se oficeri në fjalë ka kërkuar mbrojtje pasi është kërcënuar dhe një mbrojtje e tillë nuk i është dhënë”.
Meta kërkon që të vihet drejtësi dhe që personat përgjegjës të vihen para përgjegjësisë.
Kujtojmë që rasti i dhunës ndaj Xhisiela Malokut nga djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhepi, u bë publik nga nënkomisari Emiljano Nuhu.