Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Çfarë fsheh spitali psikiatrik i Elbasanit? roja: Kur të marrësh urdhër nga ministria atëherë ke të drejtë të hysh
Brenda këtyre mureve asgjë nuk duket se çfarë ndodh. Është spitali psikiatrik në Elbasan. Drejtuesit e tij refuzojnë të japin informacion publik lidhur për gjendjen aty. Nuk dihet shkaku i këtij refuzimi, por burime të siguruara nga ABC News flasin për një situatë të rëndë brenda në spital.
Është fjala për gjendjen e pacientëve, të cilët qëndrojnë aty këto ditë temperaturash të larta. Spitali Psikiatrik “Sadik Dinçi”, në qytetin e Elbasanit është më i madhi në shkallë vendi. Ai mbulon një popullsi prej 1.2 milionë banorësh.
Ka një kapacitet për 310 shtretër. Por sipas të dhënave nëpër dhoma qëndrojnë deri në 8 pacientë. Dhe kjo natyrisht e rëndon shëndetin e tyre mendor edhe nëse personeli punon me përkushtim.
Rreth 150 pacientë janë të braktisur nga familjarët. Ka prej tyre që jetojnë prej 50 vitesh aty dhe askush nuk i viziton. Ka që janë arratisur dhe janë kthyer në problem për komunitetin. Por ka patur edhe raste të vdekjeve brenda në spital.
Sipas informacioneve të marra, vitet e fundit janë shtuar rastet e pacientëve që kanë probleme mendore për shkak të depresionit, efektit të drogërave e madje edhe nga ata që kanë varësi nga politika.
Fakti që spitali psikiatrik në Elbasan është kthyer në një “bunker”, ku nuk mund të marrësh informacion dëshmon se gjërat brenda tij nuk shkojnë si duhet. Sigurisht që kjo kategori nuk filmohet apo fotografohet, por informacion për publikun jepet. Ndryshe pozicioni i drejtuesve kompromentohet rëndë./abcnews.al
https://www.youtube.com/watch?v=yuPjm5Gf2Z8