Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste muajin e kaluar, kryeministri Edi Rama e mohoi se do të ketë zgjedhje të parakohshme në qershor të këtij viti, por nga ana tjetër, ai bëri një lëvizje tipike të fushatave elektorale kur urdhëroi zyrtarët e partisë dhe qeverisë që të shpërndahen në çdo qark dhe të takohen me qytetarët.
Rama ka nisur një tur të quajtur “llogaridhënia publike”, ku ai vetë, i shoqëruar nga ministra dhe zyrtarë të administratës, mbajnë takime të ngjashme me ato që mbahen në fushatat elektorale. Kryeministri ka paralajmëruar gjithashtu ndryshime në qeveri në muajin shtator.
As Partia Demokratike nuk po flet për zgjedhje të parakohshme, ndonëse zyrtarët e saj nuk e fshehin objektivin për rrëzimin e kryeministrit Rama.
Opozita do të organizojë nesër në bulevardin kryesor të Tiranës një protestë masive kundër skandaleve ku janë përfshirë ministrat e Qeverisë dhe kundër rritjes së taksave. Kjo fushatë shihet si test force për opozitën në një kohë kritike për vendin.
Kryetari i saj, Lulzim Basha, zgjodhi sot një format të njëjtë me atë të përdorur në fushatën për zgjedhjet e 2017-ës, duke dalë në rrugët e Tiranës për të ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e nesërme.
Pak javë më parë, Basha urdhëroi gjithashtu mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha degët e partisë.
Momenti kyç për Shqipërinë është fundi i muajt qershor, kur liderët e Bashkimit Evropian do të mblidhen për të diskutuar edhe për negociatat për vendin tonë. Qeveria holandeze është shprehur kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe një qëndrim i ngjashëm u mbajt sot edhe nga deputeti gjerman, Gunther Krichbaum.
Në rast se Qeveria e Edi Ramës dështon për herë të dytë të sigurojë hapjen e negociatave, presioni i opozitës pritet të rritet. Në këto kushte, zgjedhjet e parakohshme duken të pashmangshme dhe më të vetëdijshmit për këtë janë krerët e politikës.
Megjithatë, Rama dhe Basha po tregohen të kujdesshëm dhe nuk po flasin ende për këtë skenar dhe arsyet janë të kuptueshme.
Kryeministri shpreson deri në fund se Brukseli do i mbyll sytë përpara skandaleve ‘Tahiri’ dhe ‘Xhafaj’ dhe hapja e negociatave do e shpëtonte mandatin e tij, ndërkohë që kryeopozitari me mbështetjen që po i jep negociatave, kërkon të mos bjerë në gropën që ka hapur Qeveria, e cila akuzon opozitën si shkaktare të prishjes së imazhit të Shqipërisë.