Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Cili është shteti që abuzimet seksuale i konsideron ‘të zakonshme’
Zyrtarët veri-koreanë që kryejnë abuzime seksuale kundër grave nuk ndëshkohen pothuajse asnjëherë, është thënë në të gjeturat e raportit të ri të Vëzhguesit për të Drejtat e Njeriut (HRW).
Kjo Organizatë ka thënë se abuzimet e tilla janë aq të shpeshta sa kanë nisur të konsiderohen pjesë e përditshmërisë.
Raporti bazohet në intervistat e 62 veri-koreanëve që janë larguar nga shteti dhe kanë ofruar detaje të dhunimeve dhe abuzimeve tjera.
Sipas të gjeturave, abuzimet kryhen haptas dhe burrat në pozita janë kryesit e tyre.
“Ata na konsiderojnë neve lodra (seksi). Ne jemi në mëshirën e burrave”, ka thënë 40 vjeçarja, Oh Jung-hee.
Megjithatë, mbledhja e informacioneve nga ky shtet është proces jashtëzakonisht i vështirë dhe raportet e këtij lloji janë shumë të rralla.
Në raport po ashtu është përmendur se mungesa e edukimit seksual dhe moskontrollimi i abuzimit me pushtetin, janë vetëm disa prej shkaqeve të këtij lloji të mendësisë.
Në mesin e këtyre veprave janë përmendur zyrtarë partish, roje të burgjeve, policë dhe ushtarë.REL