Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Alfred Lela
Duke paragjykuar titullin, ankimtarët do të presin që t’u bashkohem në marshin anti-biznes që ka përfshirë Facebook-un dhe media të tjera të reja. Jo. Ç’duhem unë kur u është bashkuar Qeveria?! Do të mundohem të shpjegoj se pse ka ndodhur kjo.
E njohur tashmë, Qeveria Rama, kryeministri në krye dhe ministrat me radhë, janë përdorues maniakalë të rrjeteve sociale. Veç përdorimit të këtyre formave të reja të komunikimit, Kryeministri ka vënë në punë edhe një çetë portalesh qeveritare që marrin ankesa, shpërndajnë mesazhe qetësuese si të ishin karamele për fëmijë ankimtarë dhe krijojnë rrjetin e .al si dikur Eleonora adhuruesit e saj. Kjo rrjetë komunikimi, bën zhurmë sa Reforma Agrare e ‘46-ës, apo sa simulimi që Enveri i bënte luftës ‘ së paepur NacionalÇlirimtare’, por mizanskenat nuk janë kurrë reforma, dhe aq më pak historia.
Në këtë pikë takohen Qeveria me popullin e internetit: të dyja e përdorin këtë megamjet të komunikimit masiv për qëllimet e tyre. Njerëzit shfryjnë, qeveria mban shënime. Paradoksi është se këtë radhë, të dy janë në të padrejtë, si populli ashtu dhe udhëheqja.
Jugu, më saktë Dhërmiu, ka qenë target i shumë shënimeve zemërake në Facebook. Omëleta ka qenë shënjestra e preferuar. Shumë të tilla u shfaqën shumë të kushtueshme dhe, rrjedhimisht u vunë në satërin e gjyqit publik. Ka një keqkuptim kur vjen puna te çmimet dhe këtu hyn edhe rasti i Dhërmiut. Çmimet janë rezultat i një marrëveshjeje të heshtur kërkesë-ofertë.
Ky është një mekanizëm i tregut që lejon vetëregullimin e çmimeve sipas një kurbe të asaj që kërkohet në raport me atë që ofrohet. Ekskluziviteti është pjesë e kësaj kurbe. Në rastin tonë, një omëletë në Dhërmi kushton për shkak të këtij ekskuziviteti. Edhe për fakti se ti ndihesh më mirë dhe më i/e vetëplotësuar kur poston në Facebook apo Instagram një foto omëlete në Dhërmi!!! Ky është ekskluziviteti. Ka qenë kërkesa e tufës së deleve të Instagramit dhe Facebook-ut që ka sjellë atë ofertë në çmime.
Thënë këtë, revolucioni nuk ndodh duke u ankuar, por duke mos shkuar. Kurba e ofertës fillon e përshtatet në raport me sjelljen konsumatore. Kur padurimi me Dhërmiun të jetë më i lartë se çmimet e ushqimit dhe fjetjes, do të shihni një ndryshim. Nëse e prisni këtë me ndërhyrje qeveritare, jeni ende në komunizëm dhe meritoni fletë-kampet dhe radhën për çaj-reçelin e mëngjesit se omëletës nuk i dinit emrin.
Qeveria nuk ndërhyn për të rregulluar çmimet dhe çdo akt i tillë do ishte i turpshëm. Përjashto rastin kur qeveria është shqiptare, një njësi e cila të vetmen gjë që menaxhon është Facebook-u. Prandaj erdhi edhe ndërhyrja blic në Jug, sepse si miu erën e kaçkavallit, qeveria ndjeu erën e ‘omëletës’ së teatrit të radhës. Lejtmotivi i pjesës, gjithnjë i njëjti: jemi me ty, o popull.
Qeveria duhet të rregullojë Turizmin, jo çmimet. Ato i rregullon struktura e standardeve dhe sjelljes konsumatore. Pra, kërkesë-oferta.
Ndërkohë, hani shtrenjtë omëletën e Dhërmiut dhe falas atë qeveritare.