Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Çmimi i Veliajt, pedagogu Goci e paralajmëroi një ditë më parë: Është tërësisht i parashikueshëm
Sheshi ‘Skënderbej’ u vlerësua sot si hapësira publike më e mirë për vitin 2018. Konkursi u mbajt në Barcelonë ndërsa për këtë reaguan kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Një ditë më parë, ishte pedagogu i Departamentit të Gazetarisë, Ervin Goci, i cili në fjalën e mbajtur gjatë protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, u ndal edhe tek konkursi në fjalë.
Goci e paralajmëroi këtë çmim ku tha, ndër të tjerash, se ‘ka fjalë që do e fitojë’. Ai u shpreh se kryebashkiaku është tërësisht i parashikueshëm në strategjinë e tij ndërsa shqetësimi i ngritur lidhet me atë se çfarë do të ndodh pas kthimit të Veliajt.
“Është nesër(sot) në Barcelona sepse ka ankthin e fitores, nuk e di të sigurtë nëse do e marri çmimin nesër(sot) apo jo. Ka një ankth. Po ka fjalë që do e marri. Nuk dihet sa lekë ka paguar për ta marrë atë çmim por me siguri nesër do shpalli çmimin e madh për sheshin ‘Skënderbej’. Një hapësirë totalisht e vjedhur dhe e bërë në mënyrë abuzive dhe do shpallet nga atje që me sheshin ‘Skënderbej’, me stadiumin dhe me fitoret nga fitoret në fitore, ne do e hedhim teatrin në tokë. Mbajeni mend çfarë do thotë nesër. Është tërësisht i parashikueshëm”, nënvizoi pedagogu Ervin Goci ditën e djeshme.