Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
De Biasi: Kam marrë oferta nga dy klube dhe një përfaqësuese që është pjesë e Botërorit
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi është shprehur se po vlerëson mundësinë e rikthimit në drejtim të ndonjë skuadre, ndërkohë që ka theksuar se ka marrë kërkesa nga dy klube jashtë Italisë dhe një përfaqësuese.
De Biasi ka treguar gjithashtu se këto kërkesa po i shqyrton me vëmendje pasi është i interesuar të angazhohet diku.
“Janë dy klube jashtë Italisë dhe një skuadër përfaqësuese që do të marrë pjesë në Botëror, të cilat më kanë bërë ofertë konkrete. Po vlerësoj me vëmendje ofertat dhe projektin e tyre, pasi dua të angazhohem diku ku më ofrohet përfshirje 100%”, ka thënë De Biasi.
Ndërkohë ai nuk i bëri të ditur emrat e klubeve apo përfaqësueses për të cilën u shpreh se ishte pjesë e Botërorit dhe se trajneri aktual ishte drej largimit.
Kujtojmë se De Biasi drejtoi për pak muaj Alavesin në Spanjë, pasi u largua nga Shqipëria, por nuk arriti të ketë vijimësi.