Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Deklarata e plotë/ Spanja bojkoton samitin BE-Ballkani Perëndimor. Tirana i merr Brukselit miratimin për “Korridorin e Kaltër”
U zhvillua në Sofje të Bullgarisë samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, i pari që pas samitit të Selanikut në vitin 2003.
Spanja ishte mungesa e madhe në këtë samit dhe kjo për shkak të pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës. Kryeministri Mariano Rajoy nuk pranoi të shfaqej në të njëjtën foto me presidentin Hashim Thaçi, kjo për shkak të frikës që vjen nga shkëputja e Katalonjës.
Në deklaratën e nënshkruar në samit, shtetet e Ballkanit Perëndimor përmenden si “partnerë”, duke hequr termin “shtete” sërish për shkak se Republika e Kosovës nuk njihet nga 5 anëtare të BE-së.
Në deklaratën që do keni mundësi ta lexoni të plotë në lidhjen e mëposhtme, BE shpreh vendosmërinë për ta bërë Ballkanin Perëndimor pjesë të saj.
Në samit është miratuar edhe një agjendë prioritare ku Brukseli do të përqëndrohet në investimet drejt shteteve të Ballkanit.
Tirana ka arritur të marrë miratimin e Brukselit për investimin në Korridorin e Kaltër, apo siç njihet ndryshe autostrada Adriatiko-Joniane. Ajo nis në Slloveni dhe përfundon në Greqi, ndërsa pjesa kryesore kalon në territorin shqiptar.
Deklarata e plotë e samitit në shqip