Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Del ADN-ja, identifikohet viktima që u dogj brenda makinës në Fushë-Krujë
Rezultatet e analizës së ADN-së kanë identifikuar viktimën që u masakrua në Fushë-Krujë dhe ai është shtetasi kosovar Xhafer Osmani nga fshati Pestovë i Komunës së Vushtrisë.
Ngjarja u regjistrua me 5 maj 2018, ku viktima u dhunua, u lidh në makinë dhe më pas u dogj me benzinë për të humbur gjurmët.
Sipas grupit hetimor, autor i dyshuar i krimit është një person rreth 35 vjeç, i cili është fiksuar nga kamerat e një karburanti disa metra larg vendit ku u gjet automjeti i djegur.
Nga sekuencat filmike, të regjistruara rreth 2-3 orë para ngjarjes, vërehet se i dyshuari ndodhej pranë makinës së Xhafer Osmanit ndërsa ky i fundit qëndronte i lidhur në sedilen e pasme të automjetit.
Policia ka bërë me dije se automjeti i 57-vjeçarit është futur në rrugicën pranë karburantit rreth orës 10:00 të së shtunës ndërsa sinjalizimi për zjarrin është dhënë ne orën 13:00.
Më pas Familja e Xhafer Osmanit ka denoncuar zhdukjen e tij ,ndërsa deklaruan se ai ishte nisur nga Mitrovica drejt Shqipërisë më datë 29 prill dhe prej kësaj dite nuk kanë pasur asnjë komunikim.
Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende por dyshohet se autorët kanë kryer ndaj tij tortura të ndryshme me synim marrjen e ndonjë të dhënë që u ka interesuar.