Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Deputeti i CDU i prerë: Fatmir Xhafaj të vendosë nëse e përmbush detyrën si i pavarur. Akuza të forta rëndojnë mbi vëllain
Deputeti i CDU Johann Wadephul në intervistë për DW shprehet se qeveria duhet të marrë vendimin nëse Fatmir Xhafaj duhet të vazhdojë të mbajë detyrën e Ministrit të Brendshëm. Sipas Johann Wadephul, Xhafaj duhet të pyesë veten nëse do vazhdojë të mbajë postin e ministri, ndërkohë që ndaj të vëllait rëndojnë akuza të forta.
“Unë besoj se ministri i Brendshëm i Shqipërisë duhet të pyesë veten, nëse mund ta përmbushë detyrën plotësisht i pavarur. Vëllai i tij është ekspozuar ndaj akuzave. Dhe unë mendoj, se një person me një përgjegjësi të tillë duhet vetë të verifikojë, nëse mund ta kryejë detyrën i pavarur, nëse mund të drejtojë me përgjegjësi një proces në shtetin e së drejtës, kur ka akuza të forta, dhe kur vëllai i tij është përballur me procese në Itali. Qeveria duhet të vendosë vetë, nëse ai është personi i duhur që e vazhdon këtë detyrë. Unë kujtoj, se edhe ambasadori amerikan,që ka qenë mjaft miqësor ndaj qeverisë, në këtë rast ka ushtruar kritikë të fortë”, shprehet deputeti i CDU Johann Wadephul për DW.