Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Deputeti i CDU-së, Johann Wadephul për DW: Kushtet që nuk ka plotësuar Rama
Deputeti i CDU-së, Johann Wadephul në një intervistë për “Deutche Welle”, teksa ka folur për negociatat e Shqipërisë me BE-në, është shprehur se qeveria shqiptare nuk ka plotësuar disa kushte.
Sipas Johann Wadephul, duhet një luftë akoma më e ashpër kundër korrupsionit, vijim i reformave në drejtësi e reformë zgjedhore.
"Ne kemi nevojë për një orientim më të qartë ndaj vlerave europiane në disa fusha, marrëveshja e koalicionit e thotë qartë, se kriteret duhet të plotësohen edhe në fillimin e negociatave, jo vetëm në anëtarësim. Kjo nënkupton një luftë më të ashpër kundër korrupsionit se deri më tani, se reforma në drejtësi duhet të vazhdohet më me vendosmëri se deri më tani, se duhet të ketë një reformë zgjedhore që kërkohet prej kohësh si nga KE por edhe nga OSBE" , është shprehur deputeti i CDU-së, Johann Wadephul për DW.
Më tej ai ka folur dhe për implikimin e Agron Xhafajt në çështjet e drogës duke ngritur dhe pikëpyetjet nëse Fatmir Xhafajt duhet të mbajë akoma postin e Ministrit të Brendshëm.