Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Dëshmia e prindërve të autorit që vrau 8 persona: Njëra nga gratë e kishte fyer djalin, nuk kishim armë në shtëpi
Ndërkohë që hetuesit vijonë marrjen në pyetje të prindërve të autorit të masakrës në Qarkun e Vlorës, operacioni për kapjen e tij ka nisur të konkretizohet në tri drejtime.
Sa i përket dëshmisë së prindërve të 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, mësohet se ata kanë konfirmuar para hetuesve se njëra nga gratë e mbetura viktimë e kishte fyer djalin e tyre, duke e akuzuar për vjedhje.
Ai ishte ngritur nga tavolina për t’u larguar, e më pas ndodhi ajo çfarë dihet, masakrimi i 8 personave të një fisi. Por, prindërit këmbëngulin se nuk e dinë se ku e ka gjetur armën vrasësi, pasi siç janë shprehur, nuk kanë mbajtur kurrë armë./Top Channel