Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Dështoi në Zvicër, ish-sulmuesi i përfaqësueses U21 transferohet në Hungari
Ish-sulmuesi i përfaqësueses U21, Albion Avdiaj është huazuar nga skuadra zvicerane e Grasshoppersit tek ekipi hungarez i Debrecenit.
Skuadra e famshme hungareze sezonin e kaluar u rendit në vendin pestë ndërsa këtë vit synon të luftojë për titullin kampion.
Nëse 24-vjeçari bind me paraqitjet e tij, atëhere Debreceni ka të drejtë t’i blejë kartonin.
Avdiaj ka zhvilluar 2 ndeshje me përfaqësuesen Shpresa në vitin 2015, në kohën kur kjo e fundit drejtohej nga Redi Jupi, por që prej asaj kohe forma e tij sportive ka ardhur në rënie.