Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Dhurata e kryeministrit rus për Elhaida Danin: M’u bë shumë qejfi se nuk ndodh çdo ditë!
Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, duket se po korr sukses të madh edhe jashtë Shqipërisë. Ajo sapo është kthyer nga një turne i suksesshëm në Kanada.
Mentori i saj në “The voice”, Riccardo Cocciante, njëkohësisht kompozitori i muzikalit “Notre Dame de Paris” bëri të mundur që Elhada të ishte në rolin kryesor, atë të ciganes Esmeralda. Pas Francës, Elhaida ka dhënë koncert në Moskë, Kanada dhe Montreal.
E ftuar sot në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, këngëtarja rrëfeu eksperiencën e saj në këtë tur dhe tregoi se pas shfaqjes në Moskë kishte marrë një buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev.
“Kemi qenë në Rusi para disa muajsh dhe ka qenë një sukses shumë i madh. Pata fatin të performoja për kryeministrin Dmitry Medvedev dhe ishte qershija mbi tortë. Në fund të spektaklit ne bëmë edhe disa foto me kryeministrin dhe me zonjën e tij dhe pasi shkova në backstage që të bëhesha gati për after party gjeta lulet që më kishte sjellë sekretarja e kryeministrit dhe m’u bë shumë qejfi sepse nuk ndodh çdo ditë”, sqaroi këngëtarja.