Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Në vitin 1995 UNESCO e shpalli 23 prillin si Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit. Pse u zgjodh pikërisht 23 Prilli. Ideja për një ditë kushtuar librit lindi në Katalonjw, Spanjë, nga autori valencian Vicente Clavel Andres, si një mënyrë për të nderuar shkrimtarin Miguel de Cervantes. Në fillim Dita e Librit u kremtua më 7 tetor, data e lindjes së tij, dhe pastaj më 23 Prill, data e vdekjes së tij. Më 1995, UNESCO vendosi që do të quhej Dita Botërore e Librit dhe të Drejtave të Autorit (megjithëse pjesa e dytë rrallë përmendet) dhe zgjodhi 23 prillin, datën e vdekjes së William Shakespeare dhe Inca Garcilaso de la Vega. Kjo datë gjithashtu përkon dhe me datën e lindjes, apo vdekjes, së shumë autorëve të tjerë të njohur.
Spanja dhe Libri
Dita Botërore e Librit në Spanjë është një ditë e veçantë për autorët dhe lexuesit. Është një ditë që i kushtohet inkurajimit të leximit dhe shijimit të Letërsisë. Por, është edhe një ditë ku shkrimtari Miguel de Cervantes përkujtohet në ceremoni të veçanta.
Më 23 prill, Alcala de Henares, vendi i tij i lindjes, nuk kursen asgjë. Në auditorin e Universitetit, Mbreti dhe Mbretëresha e Spanjës prezantojnë Çmimin Cervantes, nderi më i lartë i Letrave spanjolle.
Kryevepra e Cervantes, Don Kishoti i Mançës, ka një rol të rëndësishëm në këto kremtime. Në Sallën Column në Akademinë e Circulo de Bellas Artes, në Madrid, ka një maratonë leximi: për 48 orë, pa ndërprerje, figura të njohura nga fusha e Kulturës dhe politikës, por edhe qytetarë të thjeshtë, lexojnë romanin e njohur.
Në Madrid organizohet Nata e Librit. Mbi 100 Librari qëndrojnë të hapura deri në mesnatë dhe organizojnë programe speciale kulturore, që përfshijnë muzikë live dhe takime me autorë të ndryshëm.
Na dëftoni te komentet se si po e kremtoni Ditën Botërore të Librit.