
Flash News
Krimi elektoral në Belsh, Prokuroria e Elbasanit 4 punonjës të IMT pas kallëzimit të PD
Incident në Giro d’Italia, qytetari përplaset nga çiklisti
PD kundër kërkesës së PS për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë: Abuzim me procesin zgjedhor
I kërkuar në Shqipëri për vrasje, arrestohet në Greqi Ardian Ahmetaj, shoku i Laert Haxhiut
Dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, rrugët që do bllokohen në Tiranë
Ditët e Kujtesës, promovohen botimet e reja shkencore mbi diktaturën komuniste
Gjatë ditës së pestë të edicionit të tretë të “Ditëve të Kujtesës”, u promovuan vëllimet e reja të botimeve shkencore mbi diktaturën. Nën kujdesin e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë (IDMC) dhe bashkëpunimit me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS), u prezantuan për publikun vëllimi i dytë i projektit të IDMC “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore”, vëllimi i shtatë i “Fjalorit enciklopedik të viktimave të terrorit komunist” dhe vëllimi i parë i “Indoktrinimit komunist”, botime të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA).
Në lidhje me botimim e dytë “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore”, Drejtoresha e IDMC, Jonila Godole tha se Instituti që ajo drejton e ka menduar të rëndësishëm botimin e një libri që përmban materiale plotësuese për lëndën e Historisë në gjimnaze, sepse “ka ardhur koha që historia të mos mësohet nga thashathemet, por përmes të dhënave arkivore”.
Më tej botimin e përshkroi me detaje ekspertja e kurrikulës në shkolla, Fatmiroshe Xhemalaj. Ajo tha se vëllimi i dytë, ndryshe nga vëllimi i parë që flet për “Represionin në periudhën e vetizolimit”, ndalet te “Jeta e përditshme në periudhën e vetizolimit”.
Në pjesën e dytë u prezantua vëllimi i shtatë i “Fjalorit enciklopedik të viktimave të terrorit komunist (Q-S)” punuar nga ISKK dhe po kështu edhe vëllimi i parë i “Indoktrinimit komunist përmes kulturës, letërsisë dhe artit (1945-1968)” punuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike.
Vëllimin e radhës së enciklopedisë e prezantoi Çelo Hoxha, Drejtor i Drejtorisë së Arkivës në ISKK. Ai rikujtoi se punimi ka mjaft vlera për studiuesit dhe sidomos familjet e të përndjekurve. Çelo tha se enciklopedia e viktimave shërben njëlloj si kodikët e shumëpërfolur, pasi edhe në të ardhmen, kur të ketë kaluar kohë, emrat e atyre që vuajtën diktaturën do të mbetet.
Ndërkohë prezantimin për botimin tjetër e bëri historiani Beqir Meta, i cili ishte njëherësh edhe një nga autorët e librit “Indoktrinimit komunist përmes kulturës, letërsisë dhe artit (1945-1968)”. Vëllimi i parë sipas tij nuk mund të përfshinte të gjitha aspektet dhe masën e përgjithshme të indoktrinimit komunist, prandaj u vendos që të specifikohej për kulturën letërsinë dhe artin.
I pranishëm në aktivitet, Drejtori i KAS për Shqipërinë, Ëalter Glos premtoi mbështetje të mëtejshme të projekteve që synojnë zbardhjen, dokumentimin dhe ruajtjen e historisë së vuajtjeve njerëzore të diktaturës.
“Ditët e Kujtesës” vazhdojnë më tej ditën e hënë, datë 29 me prezantimin punimeve të studiuesve të rinj, konferencën ndërkombëtare shkencore që do të mbahet për dy ditë me rradhë, dhe më tej me konkursin “Pyet Gjyshërit 3”.
Të fundit




India akuzon Pakistanin për ‘shkelje’ pas marrëveshjes së armëpushimit
10 Maj 2025, 20:51
11 Maji/ Dy prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH zbarkojnë në Fier
10 Maj 2025, 20:29


Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!
10 Maj 2025, 19:33

Foto/ Në shkelje të Kodit Zgjedhor, posterat e PS shfaqen në QV në Tiranë
10 Maj 2025, 18:57



Incident në Giro d’Italia, qytetari përplaset nga çiklisti
10 Maj 2025, 17:38
Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë
10 Maj 2025, 17:18



Berisha falënderon mbështetësit: Sot jemi më të bashkuar se kurrë
10 Maj 2025, 15:55
Mandati i katërt: Një luks që Shqipëria nuk mund ta përballojë
10 Maj 2025, 15:36
Si të votoni nesër në zgjedhjet parlamentare?
10 Maj 2025, 15:24

Rama apo Berisha, kush e fitoi betejën e audiencës në dy ekranet e mëdha
10 Maj 2025, 14:51







Pse PS kërkon zgjatjen e orarit të votimit në Vlorë deri në orën 22.00?
10 Maj 2025, 11:55




Këmbimi valutor, 10 maj 2025
10 Maj 2025, 10:16
Sa ju kushton parkimi me orë në kryeqytet?
10 Maj 2025, 09:59

SHBA-të nuk mund ta injorojnë më Shqipërinë
10 Maj 2025, 09:17


Dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, rrugët që do bllokohen në Tiranë
10 Maj 2025, 08:51

Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
10 Maj 2025, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Maj 2025, 07:59

Mbyllja e mitingjeve/ Kush mori më shumë klikime, Rama apo Berisha
9 Maj 2025, 22:44
LaCivita flet për herë të parë nëse Berisha do të udhëtojë me të në SHBA
9 Maj 2025, 22:16













Aksident në Pogradec, plagoset një 73-vjeçare
9 Maj 2025, 20:05



DW: Zgjedhjet parlamentare, provë vendimtare për në BE
9 Maj 2025, 18:53



Depozitat në Euro ranë me 0.4% gjatë tremujorit të parë të vitit
9 Maj 2025, 18:17

Eurovision 2025: Ndryshon mënyra se si shpallen vendet që kualifikohen
9 Maj 2025, 17:54


Prokuroria kërkon tre burgime të përjetshëm për Dan Hutrën
9 Maj 2025, 17:23
Materialet zgjedhore mbërrijnë në Durrës nën masa të rrepta sigurie
9 Maj 2025, 17:11

Për kë do të votoj ?
9 Maj 2025, 16:48




Artan Hoxha: Një person u mor peng për konflikt politik! SPAK dështoi
9 Maj 2025, 15:30




A është Rama gati të bëhet Hoxha i ardhshëm?
9 Maj 2025, 13:50
Mbërrijnë në Kukës, Has dhe Tropojë materialet zgjedhore
9 Maj 2025, 13:30
Fluturim elektoral me destinacion Vlorën
9 Maj 2025, 13:18

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë
9 Maj 2025, 13:03
A do të na ndihmojë inteligjenca artificiale të flasim me kafshët?
9 Maj 2025, 12:55



Akti i katërt i Ramës: midis Brukselit dhe Mafias
9 Maj 2025, 12:12
Gjendet pas 6 ditësh trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos
9 Maj 2025, 12:01
Berisha: Pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë
9 Maj 2025, 11:52