Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Do e dërgojmë te Komisioni i Venecias”, Ruçi nxjerr blof Ramën për vettingun në politikë: E kemi në tavolinë
Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh i prerë kundër propozimit të opozitës për vetting-un e politikanëve në Shqipëri, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi vetëm një ditë më pas se nisma e PD është në tryezën e diskutimit dhe po shqyrtohet.
Nga Fieri, Ruçi tha se nisma e PD është në tavolinën e diskutimit dhe se do të vendoset në momentin e duhur.
“Drafti është botuar në faqen zyrtare dhe është përfshirë edhe në programin e Kuvendit. Nisma e PD është në tavolinën e diskutimit, e për të do të vendoset në momentin e duhur. Është vënë në dispozicion të deputetëve dhe pas dy javësh nga data e depozitimit Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve do bëjnë një program enkas për njohjen që do parashtrohet më pas në seancë. Nëse do miratohet ose jo është shumë shpejt për të thënë”, u shpreh Ruçi, ndryshe nga Edi Rama mbrëmë në emisionin ‘Open’, i cili tha se propozimi i opozitës është farsë, gjithsesi, mazhoranca ka marrë vendimin për ta dërguar në Komisionin e Venecias.
“Këta të tre (Basha, Kryemadhi, Mediu) mendoni se do të ngrenë një strukturë për të hetuar veten e tyre? E gjitha kjo është një farsë sepse nuk kuptohet se çfarë është. Vettingu për mua janë duart, i ke të pastra apo nuk i ke të pastra, pjesa tjetër është çështje e Prokurorisë. Opozita ka propozuar një nismë për të ndryshuar Kushtetutën ku nuk thotë asgjë. Thotë do merremi me kontaktet, as të papërshtatshmet nuk thotë. Nëse duam të bëjmë transparencë për politikanët, të bëjmë atë që nuk bën në mënyrë automatike SPAK-u, kontrollin e pasurisë, duhet të gjejmë mekanizmin përkatës. Këta nuk kanë gjë në dorë, janë në pakicë. Gjithçka që këta kanë thënë deri më tani, ne e kemi te reforma në drejtësi. Kjo është nismë parlamentare, ne do ia dërgojmë Komisionit të Venecias. Komisioni ka qenë instrumental në reformën e drejtësi. Ajo që them unë është tregoni xhepat, djema hapni rrugë”, u shpreh Rama.