Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
‘Do e kursej sa ka qenë në burg’, Lubonja i përgjigjet Ramës: Shenjë degradimi, para ligjit jemi të barabartë
Mbrëmjen e djeshme, në emisionin ‘Dritare’ ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama, u publikua një video me momentet e reagimit të kreut të qeverisë ndaj gazetarëve, kur në ekran u shfaq Lubonja, Rama pasi e quajti shpifës tha se do e kursente sepse ka qenë në burg.
Këtyre deklaratave ju përgjigj sot analisti Fatos Lubonja. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Lubonja tha se para drejtësisë janë të gjithë të barabartë ndërsa e cilësoi deklaratën e Ramës si shenjë të degradimit.
“Nuk jam dakord me këtë që të kursehem që kam qenë në burg, para ligjit janë të gjithë të barabartë. Mendoj që thelbi i këtij debati është raporti i kryeministri po në përgjithësi i pushtetit me të vërtetën, me gjërat që thuhen, janë perceptim apo dhe fakte.
Ti duhet të faktosh pse është shpifje. Më e rënda është që ti flet në emër të drejtësisë. Kjo është shenjë e një degradimi në fund fare. Për të mos thënë se akuzat janë shumë të rënda dhe nëse je i pastër duhet të jesh i qetë. E dyta nëse ke akuza duhet t’i verifikosh jo të bësh mbulesën e parë. Vijmë tek situata unë kam drejtësinë, kam policinë dhe ose ti mbyll gojën ose të akuzoj”, deklaroi Lubonja.