Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Donald Trump sulm të paprecedentë ndaj Gjermanisë: Është totalisht e kontrolluar nga Rusia
Në ditën e parë të samitit të NATO-s në Bruksel, presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një sulm të paprecedentë ndaj Gjermanisë, shteti më i fuqishëm i Bashkimit Evropian. Trump e ka konsideruar Gjermaninë si “rob të Rusisë” për shkak të varësisë nga gazi.
“Mendoj se është shumë e trishtueshme kur Gjermania bën marrëveshje të madhe gazi dhe nafte me Rusinë. Ne supozohet që duhet të mbrohemi ndaj Rusisë, ndërkohë që Gjermania shkon dhe i paguan miliarda e miliarda dollarë”, u shpreh presidenti i SHBA-së.
“Ne po mbrojmë Gjermaninë, ne po mbrojmë Francën, ne po mbrojmë të gjitha këto shtete dhe pastaj një pjesë e madhe e tyre shkojnë dhe bëjnë marrëveshje për gazsjellës me Rusinë, ku paguajnë miliarda dollarë në arkën e Rusisë. Mendoj se kjo është shumë e papërshtatshme”.
Trump shtoi: “Nuk duhej lejuar që të ndodhte. Gjermania është totalisht e kontrolluar nga Rusia sepse ata do të marrin 60-70% të energjisë nga Rusia, përfshirë një gazsjellës të ri.”
Angela Merkel dhe Vladimir Putin kanë rënë dakord për ndërtimin e gazsjellësit “Nord Stream II”, që lidh Rusinë dhe Gjermaninë nëpërmjet detit Balltik. Projekti është kundërshtuar ashpër nga Estonia, Polonia, Ukraina dhe SHBA, por Merkel nuk ka pranuar të tërhiqet duke avancuar përpara.
Presidenti Trump kritikoi Berlinin edhe për shpenzimet e pakta në fushën e mbrojtjes.
“Gjermania po paguan vetëm pak më shumë se 1% (të GDP për kontributet në NATO) ndërkohë që SHBA paguan 4.2% të një GDP shumë herë më të madhe. Kështu që, edhe kjo mendoj se është e papërshtatshem”, ka thënë ai.