Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Dorëheqja e dy ministrave, Krasta: Situata politike në vend dramatike. Qeveria në krizë
Adi Krasta e ka konsideruar dramatike dorëheqjen e dy ministrave nga qeveria.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 Krasta u shpreh: “Dorëheqja e dy ministrave të Brendshëm është një tregues doktrinar i sjelljes së njerëzve ndaj kriminalizimit të vendit, kanabizimit. Jam i shqetësuar për situatën politike në vend, pasi është dramatike”.
Më tej Krasta e konsideroi të rëndësishme dorëheqjen pasi sipas tij tregon për problematikë dhe krizë qeveritare që mund të zhvillohet në përfundime nga më të ndryshmet.
“Kjo dorëheqje për vendin tim tregon për një krizë të mirëfilltë qeverisëse”, tha Krasta.
Ndërsa për kolegët gazetarë që bëjnë propagandë u shpreh: “ Janë ca nga ne, të cilët duhet të mbrojnë interesin e publikut. Unë shoh disa kolegë të mi, të cilët luajnë rolin e propagandës qeveritare, por s’janë aspak të lumtur”.