Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Doris Pack kritikon Arta Markun për ‘krizën’ e prokurorëve, një 'thumb' edhe për Mogherini-n
Doris Pack, presidente e Forumit të Grave të PPE nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë dhe autoritetet pranë saj, lidhur me situatën e krimit dhe ekonomisë në vend.
Në një fjalim të saj në konferencën ballkanike “30 vjet pas. Çfarë e mban Ballkanin jashtë BE?”, Pack kritikoi punën e prokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.
“Në këtë moment vendi po kthehet pas në kohë. Është e vështirë të pranohet se në këtë moment nuk po bëhet asgjë për të ecur përpara.
Arta Marku po zhvendos nëpër rrehet prokurorët dhe nuk po gjen dot prokurorë për kriminelë, ndërsa të tjerë refuzojnë ta marrin përsipër çështjet e bujshme”, tha Pack, referuar çështjes Shullazi.
Ajo shtoi se shqiptarët po largohen nga vendi për shkak të nuk shohin shanse për të ardhmen, ndërsa shtoi se ajo është e ashpër në analizën e saj dhe jo si Federica Mogherini, shefe e Politikës së Jashtme të BE, që sipas saj përpiqet të kënaqë të gjithë.
“Përfaqësuesit e BE flasin për një vend që përparon, por nuk vënë gishtin në plagë, ne nuk jemi kundër dikujt, por ne jemi në mbështesje të njerëzve që jetojnë këtu. Unë nuk jam si Mogherini që përpiqet të kënaqë të gjithë, unë jam e ashpër dhe them të vërtetën. Pse këta njerëz braktisin vendit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, sepse nuk shohin asnjë shans për të ardhmen, kjo është e lidhur me qeverinë. Në gjithë karrierën time s’kam kërkuar të ‘fresk’ qeverisë, mund të citoj Sali Berisha mikun tim që nuk ishte gjithmonë i lumtur me mua”, tha Pack.