Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është shprehur se nuk do të jetë ai kandidati i opozitës për postin e kryebashkiakut të Durrësit.
I ftuar në emisionin “Top Talk”, Duka tha se Durrësi ka bërë regres dhe se nuk mjafton një mandat për të rregulluar të gjitha problemet që ka qyteti.
“Jemi në një proces për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale. Do negociojmë, e do vendosim ata që besojmë se do të fitojnë. Nuk kam ndërmend të kandidoj për Bashkinë e Durrësit. Durrësi ka bërë regres të madh. Ka shumë probleme, nuk e mendoj se mund të rregullohen brenda një mandat”, u shpreh Duka.
Më tej, PAA-së tha gjithashtu se “është e vështirë të hysh në këtë luftë pa u zgjidhur më parë lidhjet e botës së krimit në Durrës me qeverinë”, theksoi ai.