Flash News
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Dy deputetët që do të dorëzojnë mandatet së shpejti, kandidatë për kryetarë bashkie”
Ndonëse nuk janë konfirmuar ende kandidatët zyrtarë që do të garojnë për kryetarët e ardhshëm të bashkive, ‘motorët’ e fushatës janë ndezur tashmë prej kohësh, lidhur me zgjedhjet vendore të 2019-ës.
Megjithatë, në debatet politike dhe rrjetet sociale kanë nisur aludimet e para për kandidatët e mundshëm. Shumë emra janë përfolur deri tani, ndërsa dy deputetë të PS duket se janë drejt konfirmimit.
Është Agim Rama, fotografi i Kuvendit ai i cili “u nxjerr sekretin” dy deputetëve të PS, Pjerin Ndreu dhe Rakip Sulit dhe si duket po shkojnë drejt konfirmimit.
Ai u ka postuar një foto së bashku dhe krahas saj shkruan: “Dy deputetët që së shpejti do të dorëzojnë mandatet për t’u bërë kryetar bashkie”.
Kujtojmë se Pjerin Ndreu është përfolur kohët e fundit për një pozicion të till kandidues. Në emisionin “45 minuta”, ai u pyet nëse do të kandidojë si kryetar bashkie në Lezhë, Ndreu u shpreh se nuk i takon atij ta vendosë këtë.
“Ambicien e kam, por i takon forumeve të Partisë të vendosin”, tha Ndeu, teksa shtoi se nëse do ta merrte këtë post do t’i vendoste vetes disa qëllime.