Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Dy gjyqtarë të akuzuar për njohje me “kontakt të papërshtatshëm”, Ylli Manjani: “Fati” për njërin dhe “tersi” për tjetrin
Juristi Ylli Manjani ka reaguar për vendimin e marrë nga KLP për dy gjyqtarët, njëri që e kalon vetingun dhe tjetri jo për shkak të “kontaktit të papërshtatshëm”.
“'Kontakti i papërshtatshëm' paska qenë me “fat” për njërin dhe “ters” për tjetrin. Gojët e liga, sugjerojnë që “kontakti” është mik me qeverinë e sotme”, shkruan Manjani duke shtuar më tej se “Rama Forma këtë fytyra ka”.
Reagimi i Ylli Manjanit:
Një ngjarje nga vettingu.
———
Dy gjyqtarë, të dy nga Vlora, të dy të akuzuar për njohje me të njëjtin “kontakt të papërshtatshëm”, njëri kalon vetting-un ndërsa tjetri jo!
“Kontakti i papërshtatshëm” paska qenë me “fat” për njërin dhe “ters” për tjetrin. Gojët e liga, sugjerojnë që “kontakti” është mik me qeverinë e sotme.
Sidoqoftë, ligjërisht ky trajtim i pabarabartë quhet Diskrimini!
Pabarazia para ligjit është rregull sundues në ligjet e pushtetit.
“Kaluesi” i vetting, qartësisht e ka lidhur kalin në “vendin e duhur”, pra tek qeveria.
“Ngelësi” lufton me argumente e prova...
Të shohim kolegjin! Por, vështirë...
OMN proteston për çdo rast, por jo për këtë!
Asnjë çudi!
Rama Forma këtë fytyra ka!