Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Kryeministri Edi Rama, jo vetëm që refuzoi të kërkojë falje për kanabizimin e vendit dhe për promovimin e Saimir Tahirit në postin e ministrit të Brendshëm, por kërkoi nga gazetarët dhe analistët që t'i kërkojnë ata falje ish-ministrit.
Në emisionin 'Real Story', Rama citoi mbylljen e hetimeve për Tahirin në Katania të Italisë si dëshmi absolute që ish-ministri është i pafajshëm, ndonëse procesi gjyqësor në Shqipëri vijon ende.
"Nuk kërkoj falje as për Saimir Tahirin dhe as për Fatmir Xhafajn. Jeni ju që duhet t'i kërkoni falje Tahirit për lincimin në bazë të thashethemeve të dy trafikantëve dhe që kërkuat arrestimin. Edhe prokuroria e orkestruar politikisht kërkoi arrestimin", deklaroi Rama.
Sipas Ramës, akuzat ndaj Saimir Tahirit janë të pabaza dhe llogje të dy trafikantëve. Kryeministri tha se mazhoranca ka bërë gjënë e duhur kur nuk lejuan arrestimin e ish-ministrit.
Rama: Nuk e prisja që Meta të mos e dekretonte, nesër do i dërgoj sërish emrin e Sandër Lleshit