Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Ekstremistët grekë dhunojnë të ndjerin, me arkivol të hapur zhvillohet ceremonia (politike) mortore
*Fotot paraqesin pamje shqetësuese
Ekstremistët dhe radikalët e ardhur nga Greqia e kanë përdorur tërësisht për motive politike ceremoninë mortore të Kostandinos Kacifas. Me një vendim aspak normal, këta ekstremistë e kanë mbajtur të hapur arkivolin ku ndodhej trupi i 35 vjeçarit dhe kanë parakaluar në fshatin Bularat të Gjirokastrës.
Ata kanë shpalosur edhe një flamur të madh grek ku ishte shkruar se “Vorio Epiri dhe Maqedonia janë Greqi”. Nuk kanë munguar as fyerjet ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Kostandinos Kacifas u vra nga forcat RENEA pasi sulmoi papritur efektivët e Policisë së Gjirokastrës. Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për dorëzimin e tij, 35 vjeçari vijoi sulmin me armë duke detyruar RENEA-n ta ekzekutonte.
Prej ditësh vrasja e Kacifas po përdoret politikisht nga grupe ekstremiste dhe naziste në Greqi, ndërkohë që deputetë dhe ish-ministra në qeveritë greke kanë dënuar këtë sjellje.
Pavarësisht aktit të dënueshëm të Kacifas, përdorimi politik që po i bëhet trupit të tij është dhunim i të ndjerit.
Sulmoi me armë Policinë e Shtetit, deputeti Dule në Bularat për nderimin e Kacifas